Kapen 25 mijë euro cigare të kontrabanduara në një depo në Mitrovicë

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 11:53
 Kapen 25 mijë euro cigare të kontrabanduara në një depo në Mitrovicë

Dogana e Kosovës ka kryer një kontrollë në një depo të dyshuar për mallra të kontrabanduara në rajonin e Mitrovicës. Me këtë rast është hasur në një sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara.

Për këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe nën udhëheqjen e tyre janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Ndërsa, media mëson se vlera e mallit është rreth 25 mijë euro dhe shmangiet nga taksat doganore kapin shifrën rreth 60 mijë.

(Kosova Sot Online)