Lumir Abdixhiku: E gjithë LDK-ja është prapa Përparim Ramës

  • E.K /
  • 02 qershor 2021 - 12:44
 Lumir Abdixhiku: E gjithë LDK-ja është prapa Përparim Ramës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, do të merret me kryeqytetin dhe jo me politikë dhe çështjen e dialogut.

“Përparim Ramën nuk e kemi sjell me u marr me dialog. Ai nuk merret me politikë, merret me kryeqytet. Nuk keni për ta dëgjuar duke folur për dialog, liberalizim, por si me rregullu Prishtinën. Prishtinës i duhet një menaxher, andaj kjo është zgjedhja më e mire. Deri ma tani kandidaturat për Prishtinën i kemi parë si promovim, asnjëherë për qytetarët. E gjithë LDK-ja është prapa Përparimit, do t’u shërbejë qytetarëve të Prishtinës. Përparim Rama në botë është i njohur për gjelbërim, i njohur për sjellje të gjelbërim. Ai do t’i shërbejë ligjit asnjëherë nuk ka shkel ligj”, ka thënë Abdixhiku.

Këto komente Abdixhiku i bëri në debatin “Fol hapur”, nga ku kritikoi edhe qeverinë e Kurtit duke theksuar se i gjithë kabineti qeveritar është i dobët dhe se është një qeveri e praktikantëve.

(Kosova Sot Online)