Lexoni edhe:
Aksion për arrestimin e hajnave, peshq të mëdhenj, të ish-pushtetit të paprekshëm
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Tani është koha që nëse duam që të përparoj Kosova dhe të radhitet me tjera shtete sikur ato të BE, është koha që institucionet e drejtësisë të kontribuojnë në këtë drejtim, drejtësia me organet e saja të luftimit të krimit sikur gjyqet, prokuroria dhe policia, të gjithë të angazhohen në luftimin e të këqijave të këtij vendi, me që tani ka një përkrahje të tillë serioze nga kabineti qeveritar për të gjithë të zellshmit që janë gati të kontribuojnë në këtë drejtim.
Qeveria Kurti, për ti realizuar premtimet e dhëna elektoratit parazgjedhor, duhet të ndërmarrin të gjitha masat e luftimit të të gjitha të këqijave, prandaj këto masa që do të ndërmerren janë veprimet dhe masat e fundit të Qeverisë së Kosovës, me zotimet publike për fuqizimin e shtetit të së drejtës. Edhe vendimet e fundit që rezultuan me ndryshime në disa institucione, janë sinjal serioz që i hap rrugë veprimit të pa penguar drejtësisë, prokuroreve dhe gjyqtarëve me profesionalizëm, sovranitet dhe integritet personal që të nisin e ti shfletojnë për t’i hetuar e gjykuar edhe rastet kriminale seriozë që lidhen me ish pushtetarët tani më të kriminalizuar.
Aksion për arrestimin e hajnave, peshq të mëdhenj, të ish-pushtetit të paprekshëm Lexoni edhe:
Kjo qeveri duke e pasur pasqyrën e qarte se çfarë ka ndodhur deri me tani me shtetin tonë, që në të gjitha poret e jetës është kriminalizuar, duhet ta nxis funksionimin e ligjit, sepse është e qartë se deri më sot asnjë pushtetar nuk është hetuar seriozisht dhe as dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar, edhe pse ka pasur disa aktakuza, madje edhe për ministra, zv. Ministra e etj, por të cilat kanë përfunduar në favor të personave të dyshuar, të cilëve prokurorët dhe hetuesit policor ua bënë avokatinë dhe mbrojtjen për motive korruptive. Ata që e qeverisën këtë vend deri me tani, e kanë pasur të vetmin qëllim pasurimin e paskajshëm të tyre, prandaj në poste të rëndësishme shtetërore i emëruan personat e dëgjueshëm-polltronista, e që kishin të tillë që kishin edhe dosje kriminale për të kaluarën e tyre, dhe i emëronin në ato poste të larta që tani e kishin të qartë që duhet në çdo mënyrë të punojnë për shefat e tyre, pavarësisht edhe nëse do të kryenin vepra kriminale të rënda, këta të emëruar në postet adekuate të drejtësisë, shefat të cilët i kanë emëruar në ato poste, ata do iu qëndronin pranë, dhe në mënyra si dinë ata të emëruarit ti eliminojnë ato akuza ndaj tyre, prandaj ishte e pamundur deri më tash që dikush nga të fortit e politikës dhe nga pushtetarët, të hetohet seriozisht e të dënohet për shpërdorim detyre zyrtare, për mito a korrupsion, edhe pse ka pasur shumë të akuzuar në këtë aspekt dhe madje janë bërë edhe spektakle mediale paraprake.
Pra, në mandatin e kësaj qeverie tani ka ardhur momenti i duhur i heqjes së frikës, nga ata që mbajnë poste të rëndësishme dhe duan ti kontribuojnë shtetit në mënyrë të pastër që të luftohen të gjitha të këqijat e këtij vendi, nëse këtë përkrahje të pastër nuk e kishin deri me tani nga qeveritë e mëparshme, ata që kanë punuar në ato institucione ku është vendosur për aktakuzat ndaj kryesve të atyre veprave kriminale, e që në fakt ishin të mëdhenjtë e shtetit, dhe tani nëse kjo ka qenë arsye, tani prokurorë kosovar do ta kenë krejt një përkrahje të ligjshme nga kjo qeveri që duhet të fillojnë seriozisht ti hetojnë individët në pushtet apo të lidhur me pushtetin e që kanë qenë mbi ligjin me format më flagrante të dëshmuara e të argumentuara tepër mes veprimeve arrogante, autoritare, kriminale e korruptive.
Aksion për arrestimin e hajnave, peshq të mëdhenj, të ish-pushtetit të paprekshëm Lexoni edhe:
Me fillimin e punës të kësaj qeverie dhe stabilizimit të sajë në ato poste të punës që i mbulojnë, është̈ tash momenti që pas vendimeve të guximshme në qeverinë aktuale, edhe drejtësia të merr hapin përpara dhe të mos i trembet ish- politikës së kriminalizuar, derisa duket që ka sinjale serioze të përkrahjes antikrim nga partitë aktuale që janë̈ në pushtet në nivelin qendror, nivel ky që përgjigjet edhe për pagat e majme nga buxheti i shtetit për gjyqtaret e prokuror, deri më tash të dështuar dhe aspak të dëshmuar për ti arsyetuar pagat që i marrin.
Janë plot dy dekada të qeverisjes së kaluar, prandaj është̈ e ditur që në sirtarët e prokurorive dhe gjykatave pushojnë̈ e presin deri në zhvlerësim dosje të tëra të krimit të politikës, të mafio-oligarkisë së krimit të organizuar dhe të korrupsionit, gjithmonë̈ të dirigjuara dhe mbrojtura nga mafia dhe oligarko- politika që e kanë mbajtur të kapur shtetin, e që kanë qenë mbi ligjin dhe drejtësinë. Tani është koha që nëse duam që të përparoj Kosova dhe të radhitet me tjera shtete sikur ato të BE, është koha që institucionet e drejtësisë të kontribuojnë në këtë drejtim, drejtësia me organet e saja të luftimit të krimit sikur gjyqet, prokuroria dhe policia, të gjithë të angazhohen në luftimin e të këqijave të këtij vendi, me që tani ka një përkrahje të tillë serioze nga kabineti qeveritar për të gjithë të zellshmit që janë gati të kontribuojnë në këtë drejtim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".