Gola i LVV-së – opozitës: Kërkesa për debat për arsimin, shfaq përpjekje prej Nostradamusi

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 10:49
 Gola i LVV-së – opozitës: Kërkesa për debat për arsimin, shfaq përpjekje prej Nostradamusi

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot derisa deputetët po diskutojnë për situatën me arsimin gjatë pandemisë COVID 19.

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola në seancën e sotme tha se deputetët duhet të dijnë se ku po e bëjnë adresimin e përgjegjësive, duke i reaguar deklarimeve të deputetes së PDK-së, Blerta Deliu që tha se Qeveria Kurti e ka keqmenaxhuar situatën me arsim gjatë pandemisë.

“Duhet pasur kujdes që adresimin e përgjegjësive të mos e bëjmë në adresa të gabuara”, tha Gola, duke shtuar se kërkesa për debat paralamentar ka huqje.

“Kërkesa për debat paralmentar përvec huqjeve në analizën e gjendjes ekzistuese shpërfaq përpjekje prej Nostradamusi për parashikim të rezultateve të qeverisjes.

Pandemia COVID është e qartë që ka shkaktuar efekt dhe dëme edhe në vende të zhvilluara, në të gjitha sferat përfshirë këtu edhe arsimin”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)