Ende pa vendim për mbajtjen e mbrëmjes së maturës dhe ekskursionet

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 11:39
 Ende pa vendim për mbajtjen e mbrëmjes së maturës dhe ekskursionet

Vitin e kaluar në mesin e aktiviteteve që u ndaluan ishin edhe mbrëmja e maturës dhe ekskursionet e nxënësve.

Por edhe këtë vit, ndonëse janë liruar masat, s’dihet ende se a do të lejohen këto dy aktivitete.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se deri më datën 15 qershor do të rishikohen masat e reja, ku pritet të shihet për ndonjë ndryshim.

“Deri më datën 15 qershor në fuqi do të jenë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës më 28 maj 2021, të cilat kanë hyrë në fuqi më 31 maj 2021. Para 15 qershorit, masat në varësi të situatës epidemiologjike rishikohen dhe çdo vendim që do të merret, do të bëhet sipas rekomandimeve që vijnë nga IKSHPK”, thuhet për IndeksOnline.

Ndryshe, në mëngjesin e së mërkurës kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë një kërkesë publike ndaj MASHT-it dhe MSH-së për shqyrtimin e mbajtjes së mbrëmjes së maturës dhe ekskurizoneve.

(Kosova Sot Online)