Gazetari i njohur serb: Presioni mbi Serbinë po rritet, hapësira për manovrim është e vogël

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 11:15
 Gazetari i njohur serb: Presioni mbi Serbinë po rritet, hapësira për manovrim është e vogël

Redaktori i revistës javore serbe, “Nedeljnik”, Veljko Laliq, tha për H1 se presioni mbi Serbinë po rritet kur bëhet fjalë për Kosovën.

Ai thotë se në këto rrethana Serbia do të detyrohet ta ndjek një lojë e madhe gjeopolitike.

“Hapësira jonë për manovrim është mjaft e vogël. Ka shumë ‘non-papers’, nuk mendoj se ndodhin rastësisht”, tha ai.

“Gjërat strategjike po ndryshojnë, do të ketë presione serioze”, tha Laliq.

“Biden po vjen për ta vizituar Evropën, e cila kurrë nuk ka qenë më e dobët, Merkel po largohet”, tha ndër tjerash gazetari serb.

(Kosova Sot Online)