Kosovari i vrarë në Gjermani dyshohej se ka kryer një vrasje në vitin 2017

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 12:30
 Kosovari i vrarë në Gjermani dyshohej se ka kryer një vrasje në vitin 2017

Një vrasje ka ndodhur në Hanover të Gjermanisë. Atje ka mbetur i vrarë një 30-vjeçar nga Kosova. Kosovari ishte i dyshuar për një vrasje në vitin 2017.

Sipas mediave gjermane, deri te vrasja ka ardhur pas një përplasje me armë zjarri në qendër të qytetit të Hanoverit.

BILD raporton se viktima është shqiptar i Kosovës. Ai është 30 vjeç dhe dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2017. Ai kishte vrarë një maqedonas, shkruan gazeta.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 1 e 30 minuta të pasditës në qendër të Hanoverit. Dëshmitarët kanë treguar se kishin dëgjuar një të shtënë.

Siç ka treguar zëdhënësi i policisë, Micahel Bertram, dyshohet se kishte pasur një zënkë të mëhershme në mes të dy automjeteve. Të paktën thuhet se ka pasur të shtëna nga një makinë Mercedes-Benz. Pas të shtënave, makina Porsche është përplasur dhe drejtuesi ka vdekur pavarësisht përpjekjeve për kthim në jetë.

Në ngjarje dyshohet se janë përfshirë më shumë se dy persona.

“Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz ka ikur në këmbë pas incidentit, derisa një kontroll i menjëhershëm i policisë nuk ka rezultuar i sukseshëm”, ka thënë Policia.

Sipas zëdhënësit të policisë Bertram, përveç Porsches së zezë, në vendin e ngjrajes kishte edhe Mercedesi i bardhë me targa nga Donauwörth (Bavaria) me disa vrima plumbi. Disa dëshmitarë e kishin vëzhguar ngjarjen dhe po merren në pyetje.

(Kosova Sot Online)