Maturantja që kishte tronditur të gjithë, shkoi me arkivol në mbrëmjen e maturës

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 12:32
Maturantja që kishte tronditur të gjithë, shkoi me arkivol në mbrëmjen e maturës

Jemi në muajin kur gjimnazistët festonin ditët e fundit nga shkolla e mesme, e një nga ditët më të rëndësishme për ta është edhe mbrëmja e maturës, por edhe këtë vit për shkak të pandemisë është anuluar organizimi i tyre.

Të gjithë duan të duken më të veçant në këtë ditë, por ka të tillë që e tepronin për shkak të dëshirës së madhe që të jenë në qendër të vëmendjes.

Një vajzë në Amerikë, ja ka arritur qëllimit që gjitha bota të flas për të, pasi ka zgjedhur një mënyrë të pazakont dhe të frikshme për të shkuar në mbrëmjen e maturës.

Megan Flaherty i befasoi të gjithë kur si maturante arriti me një makinë mortore. I shoqëruar nga dy persona, Megan u paraqit si maturante nga arkivoli,.

“Më pëlqen te dukem ndryshe. E mendova një gjest trishtues, para një mbrëmje të madhe” – kishte thënë Megan për gjestin e saj.

Video e saj u shprenda në gjithë botën përmes rrjeteve sociale dhe komentohej në mënyra të ndryshme.

Pasi mbrëmjet e tilla po mungojnë ne ju sjellim edhe një herë në vëmendje maturanten Megan, e cila vazhdon të mbetet menyra më e çuditshme e shkuarjes në mbrëmjen e matures.

(Kosova Sot Online)