Për lidhje korruptive duhet të arrestohen Shpend Ahmeti dhe Arbër Kryeziu!

Për lidhje korruptive duhet të arrestohen Shpend Ahmeti dhe Arbër Kryeziu!
Për lidhje korruptive duhet të arrestohen Shpend Ahmeti dhe Arbër Kryeziu!

Dardan Grapci

  • 05 June 2021 - 09:08

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Primatin si Kryeqytet të Prishtinës ia ka humbur Kryetari aktual Shpend Ahmeti duke bërë pazare ilegale dhe duke shitur parcela tokësore në kryeqytet si dhe duke tentuar ta prishë e deformon tërësisht  bukurinë e Liqenit të Badocit , së bashku me Arbër Kryeziun i cili në vitin 2019 ka bërë pazar me Shpendin për ndërtimin e disa komplekseve shtëpiake-shtëpizave,  dhe disa hotele luksoze, vetëm që qytetaret e Prishtinës mos të kenë se ku të dalin dhe të pushojnë lirshëm.

Fillimi i degradimit të Prishtinës ka filluar në atë mënyre duke ju dhënë leje ndërtimore kompanive për ndërtimin e komplekseve banesore në  vende ilegale dhe të papërshtatshme për objektin, duke ia humbur imazhin dhe bukurinë një kryeqyteti. Kush ka për faj për këtë? Nga niveli qendror mendoj se përgjegjësinë e kanë kryesisht ish Qeveritë e kaluara të kryesuar nga LDK-ja në bashkëpunim me PDK-në, sikurse edhe në nivelin lokal. Primatin si Kryeqytet të Prishtinës ia ka humbur Kryetari aktual Shpend Ahmeti duke bërë pazare ilegale dhe duke shitur parcela tokësore në kryeqytet si dhe duke tentuar ta prishë e deformon tërësisht bukurinë e Liqenit të Badocit , së bashku me Arbër Kryeziun i cili në vitin 2019 ka bërë pazar me Shpendin për ndërtimin e disa komplekseve shtëpiake-shtëpizave, dhe disa hotele luksoze, vetëm që qytetaret e Prishtinës mos të kenë se ku të dalin dhe të pushojnë lirshëm.

Gjithashtu me ndërtimin e këtij kompleksi një pjesë e Prishtinës do kishte mbetur pa ujë të pijshëm dhe pa shtrat të ujërave të zeza, ku mundësia për sëmundje ngjitëse kishte me qenë më e lehtë nga erërat e këqija dhe nga thatësira e Tokës. Prandaj nga IKD-ja Ehat Myftari me vend ka protestuar , ku i ka bërë thirrje Shpend Ahmetit dhe Arbër Kryeziut që ta vizitojnë kompleksin Royal Mall, ku ky kompleks është ndërtuar në zonën e cila është e ndaluar me ligj, Gjykata Themelore në Prishtinë së bashku me Prokurorinë Speciale, duhet të filloj përgatitjet për arrestimin e Shpend Ahmetit dhe Arbër Kryeziut , si dhe të kërkohet nga organet e rendit që ta rrënojnë atë kompleks i cili është ndërtuar me para të ndyta dhe me leje  të blerë.  

Kam thënë me përpara dhe do e përsëris, qytetarët e Prishtinës duhet të dalin në protesta ose ta nënshkruajnë një peticion dhe atë pastaj ta dërgojnë ne Kuvendin e Kosovës, nëse deputetet e Kosovës nuk marrin masa, atëherë alternativa e vetme do të duhet të ishte që peticioni i nënshkruar nga qytetarët e Prishtinës të dërgohet në Gjykatën e Strasburgut. Vetëm në këtë mënyrë ligji dhe drejtësia do të triumfoj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".