Çaktivizoi alarmin dhe nuk raportoi vjedhjen e firmës, arrestohet roja i sigurisë

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 11:00
Çaktivizoi alarmin dhe nuk raportoi vjedhjen e firmës, arrestohet roja i sigurisë

Një 58-vjeçar i punësuar si roje sigurie në një firmë në Kodër Mëzez të Tiranës, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Burime nga policia bëjnë me dije se  N. A., 58 vjeç ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. A., 58 vjeç, me detyrë punonjës i SHPSF, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi më datë 05.06.2021, në Kodër Mëzez, ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të vjedhjes,” njofton policia. 

(Kosova Sot Online)