Lexoni edhe:
Ish-komandanti i Sveçlës: Xhelali është dezertor, u largua nga UÇK pas 10 ditëve
Në varrezat e Shtimes janë varrosur sot katër anëtarët e familjes Ramadani të cilët vdiqën të dielën si pasojë e një aksidenti në trafik
Pas ceremonisë së varrimit, është zhvilluar edhe një ceremoni tjetër – ajo e faljes së gjakut.
Familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident,
Ish-komandanti i Sveçlës: Xhelali është dezertor, u largua nga UÇK pas 10 ditëveLexoni edhe:
Po ashtu është njoftuar se përveç të pamës që do të mbahet tre ditë tek familja Ramadani, po kaq ditë të pame do të mbajë edhe familja Musliu.
Ndërmjetësues për faljen e gjaqeve kanë qenë kryetarët e komunave, Agim Aliu i Ferizaj dhe Naim Ismajli i Shtimes.
Ndryshe, fmilja Ramadani nga Shtimja u shua dje në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Koshare të Ferizajt.
Në vendin e ngjarjes vdiq Naim Ramadani 39 vjeç, nëna e tij (60), gruaja (32) dhe djali (10). Në gjendje kome vazhdon të ndodhet motra e tyre, e cila po trajtohet në QKUK në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)