Vritet një 44 vjeçar, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 12:36
Vritet një 44 vjeçar, arrestohet i dyshuari

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në Peqin, ku i vdekur ka mbetur një 44 vjeçar.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, rasti ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku shtetasi L. B., 36 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

“Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar, së bashku me armën e zjarrit pistoletë”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)