Lexoni edhe:
Opozita e re zhurmë shumë kot, pa alternativë për ta sfiduar Qeverinë Kurti
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Çështja e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, sikundër edhe kundër pasurimit të pa bazë juridike, është çështje kryesisht e organeve kompetente të sistemit juridik. Natyrisht se kundër këtyre organeve ka pakënaqësi të mëdha. Kjo është e drejtë dhe e bazuar plotësisht në fakte. Por, për këtë nuk mund ta dëmtojnë sistemit juridik të drejtësisë edhe ashtu i shkatërruar. Atë duhet rindërtuar dhe forcuar më kuadro profesional dhe të pavarur. Një masë e madhe dhe shumë domethënëse në këtë drejtim është VETING-u. Me këtë ligj realizohet një pikësynim shumë i rëndësishëm.
Ligji i VETING krijon bazë juridike shumë të mirë për të shqyrtuar çdo person që punon në sistemin e drejtësisë. Sidomos me atë ka bazë të shqyrtohen gjykatësit dhe prokurorët. Kuptohet se ky mekanizëm duhet të zgjerohet edhe në organet tjera të shtetit. Këtu mendoj në politikanët e ndryshëm dhe të dy niveleve, përkatësisht në nivel qendror dhe lokal, nëpër komuna dhe duke u shtrirë edhe në borde, në administratë etj. Kemi në Kosovë terren të mjaftueshëm për të u ballafaquar organet që zbatojnë VETING-un në jetë.
Opozita e re zhurmë shumë kot, pa alternativë për ta sfiduar Qeverinë KurtiLexoni edhe:
Ndërsa, kur konstatohet pasuria e pajustifikueshme nga organet e VETING, duhet të veproje prokuroria dhe gjykatat kompetente për këtë. Nuk duhet lejuar që organet administrative të konfiskojnë pasuri. Kjo dërgon te konfliktet e ndryshme dhe keqpërdorimet janë të mëdha. Çdo organ mundë të mbledhë prova për çdo rast të dyshimtë, por assesi të nxjerr vendim dhe të konfiskojnë pasuri. Kjo është çështje vetëm e gjykatave. Ka raste kur organet tatimore ku bëhet deklarim i pasurisë marrin vendime të tilla. Kështu është në Gjermani, në Austri, në Zvicër etj., por atje kemi një shoqëri tjetër në krahasim me Kosovën. Në vendin tonë pa gjykim nuk i kap shoqëria si vendime të drejta. Me vendimet e administratës vetëm bëhen ballafaqime të njerëzve dhe konfliktet janë të programuara. Prandaj mbetet vetëm VETING-u armë kryesore në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".