Lladroci sërish i përgjigjet Lushtakut: Sa jam unë kryetar, s’ka i vogël, i madh

  • A.P /
  • 08 June 2021 - 20:25
Lladroci sërish i përgjigjet Lushtakut: Sa jam unë kryetar, s’ka i vogël, i madh

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas deklaratës së ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku ku ky i fundit tha se Lladrovci është “i vogël me u marrë me të”.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se në komunën e Drenasit, sa është ai kryetar sundon ligji dhe se “nuk ka i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit”.

“Me qetësi e dashuri…në komunën e Drenasit, sa jam unë kryetar sundon ligji. S’ka i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit!P.S. Struci ishte dedikim për ata që mbajnë kryet në zall”, ka shkruar Lladrovci.


(Kosova Sot Online)