Fushë-Kosovë: Një grua kishte lidhje jashtëmartesore, tani shantazhohet për publikimin e fotove intime

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 12:05
Fushë-Kosovë: Një grua kishte lidhje jashtëmartesore, tani shantazhohet për publikimin e fotove intime

Një grua nga Fushë-Kosova ka njoftuar policinë se po shantazhohet nga i dyshuari mashkull për publikimin e fotove dhe videove intime, pasi me të kishte pasur për disa vite lidhje jashtëmartesore.

Pas intervistimit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHANTAZH /Fushë Kosovë 09.06.2021-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar se do të publikoj fotografi dhe video intime, pasi që me të dyshuarin e lartcekur për disa vite kishte pasur lidhje jashtëmartesore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)