Komandant Remi publikon pamje nga momenti para hyrjes së UÇK-së në Prishtinë

  • G.G /
  • 10 June 2021 - 13:19
Komandant Remi publikon pamje nga momenti para hyrjes së UÇK-së në Prishtinë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, ka publikuar disa pamje nga lufta, momentet para se Ushtria Çlirimtare e Kosovës të hynte në Prishtinë.

Mustafa këto pamje i ka publikuar një ditë para ditës së Çlirimit të Prishtinës me 11 qershor, ku ka shkruar edhe se çfarë iu tha thuhej ushtarëve në momentet e fundit të përgatitjes për të hyrë në Prishtinë.

“Momente para hyrjes së trupave të UÇK -së në Prishtinë, fundlufta, vendosmëria dhe diciplina!

Ushtarë të nderuar, janë çastet e fundit te armikut nëpër trojet tona, ju duhet të jeni të gatshëm qe edhe ne këto qaste ti jepni grushtin e fundit armikut! Jemi ne ata te bijtë e atdheut me te mire qe i dolëm zot atdheut, pushkët e tona sollën vendin deri këtu ku jemi!Kërkoj nga ju qe te jeni te disiplinuar dhe me vëmendje te n’dëgjoni komandën e eproreve tuaj, te shtoni respektin ne mesin tuaj edhe te jeni te gatshëm te ballafaqoheni me armikun kurdoherë”, shkruan ish komandanti i UÇK-së.

https://www.facebook.com/1032200488/videos/10222157911230065/

(Kosova Sot Online)