“Kush hyn në të kuqen në semafora bën haram” – Ligjërata e xhumasë i kushtohet sigurisë në trafik

  • A.P /
  • 11 June 2021 - 18:28
“Kush hyn në të kuqen në semafora bën haram” – Ligjërata e xhumasë i kushtohet sigurisë në trafik

Ligjërata e lutjes së të premtes në xhamitë e Republikës së Kosovës i është kushtuar sigurisë në trafik.

Kjo me vendim të Bashkësisë Islame të Kosovës pas takimeve që përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës patën me organet e rendit

“Respektimi i rregullave të trafikut është detyrim për çdokë, derisa nuk bie ndesh me fenë. Zoti ne Kuran thotë ‘mos e çoni veten tuaj në shkatërrim’, ka thënë Abdyl Rrahmani, imami i xhamisë te Tregu me Shumicë në Zonën Indsutriale në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

“Nëse keni hyr në semafor të kuq keni bërë haram”, ka theksuar imami i kësaj xhamie.

(Kosova Sot Online)