Pas tri vjetësh, burri nga Peja raporton në Polici se babai dhe vëllai i gruas deshën ta vrasin

  • S.A /
  • 12 June 2021 - 09:20
Pas tri vjetësh, burri nga Peja raporton në Polici se babai dhe vëllai i gruas deshën ta vrasin

Një burrë nga Peja ka raportuar në Polici se babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij kishin tentuar ta vrasin në dhjetor të vitit 2017, Sipas Policisë, kjo kishte ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje.

“Rr. UÇK-së, Pejë dhjetor 2017-NN.  Me 11.06.2021 viktima mashkull  kosovar ka raportuar se në dhjetor 2017, pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit  babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij, të dyshuarit meshkuj  kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ka qenë në veturë.  Si pasojë, i nijeti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura (sipas deklaratës së tij). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )