Tadiq thotë se Vuçiq e Sheshel janë inspiruesit e grafiteve ku kërcënohej me vdekje

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 23:08
Tadiq thotë se Vuçiq e Sheshel janë inspiruesit e grafiteve ku kërcënohej me vdekje

Kryetari i Partisë Social Demokrate në Serbi, Boris Tadiq, ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka pranuar mbishkrime me kërcënime me vdekje.

Në një prononcim të tij të fundit, Tadiq pretendon se inspiruesit e mbishkrimeve që e kërcënojnë me vdekje janë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kreu i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel. Tadiq pohoi për H1 se Vuçiq ishte “frymëzuesi i vërtetë i grafiteve”, dhe se Seshel, siç pohon ai, “shfaqet në televizion çdo ditë në emër të Vuçiq”.

Një ditë pasi u konfirmua vendimi kundër Ratko Mlladiq për burgim të përjetshëm para gjykatës në Hagë, kreu i Partisë Social Demokrate në Serbi, mori kërcënime të shkruara në Beograd.

(Kosova Sot Online)