Fisnik Ismaili ironizon me arrestin e tij shtëpiak

  • 01 December 2015 - 22:51
Fisnik Ismaili ironizon me arrestin e tij shtëpiak

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, që u arrestua dje para fillimit të seancës së Kuvendit, nën arsyen se atij i’u gjetën dy bombola gazi në xhep, që nga sot është në arrest shtëpiak për 30 ditë.

Ismaili ka ironizuar me këtë vendim përmes një statusi në Facebook, duke thënë se nga ky arrest nuk ka asnjë mundësi që të ikë, e shkak nuk janë policët e grilat, por gruaja.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e Ismailit:

“’Fsha Dyzin e burgjet me sigurim të naltë, kur n’ arrest shtëpiak duhesh mi la enët, fshi tanë ditën, marue vetë kaftjall e drekë, edhe n’fund s’ke shansa me ikë, jo se ke grila, mure, roje, tela me gjemba, alarme e kuta t’Gjermanisë. Mjafton gruja.

Kanë dijtë diçka edhe këta që ma kanë trusë, poh…”, ka shkruar Ismaili në Facebook.