Memli Krasniqi uron bashkimin familjar të Besnik Bislimit me nipin Gëzim Tosuni

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 12:50
 Memli Krasniqi uron bashkimin familjar të Besnik Bislimit me nipin Gëzim Tosuni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kjo parti nuk ka probleme personale me asnjërin nga kandidatët e propozuar nga qeveria për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim.

Më tutje Krasniqi tha se ka anëtarë nga shoqëria civilen që me dy këmbë janë në VV.

‘’Nuk kemi asnjë prej nesh si grup i PDK telashe personale me njerëzit sa i përket kredibilitetit personal. Sef Bytyqi është më i mire prej krejt anëtarëve tjerë që e keni pru aty. Problemi është që e keni sjell në mënyrë të parregullt sepse s’ka qenë në listën e paramenduar. Ka të bëjë me tendecën për me instalu nepotizimin. Asgjë s’kemi kundër njerezve që janë marrë me këtë çështje. Ju keni anëtarë që janë në Shoqëri Civile, por me dy këmbë në Vetëvendosje. Mos me i shti nipat e mbeat në staf të parë. Leni për dasma qysh ju thojke kryeministri sepse emergjenca nuk është vërtetë si arsye themelore sepse sikur të ishte kjo’’, tha ai.

Tutje Krasniqi përmendi edhe rastin e Besnik Bislimit dhe nipit të tij kandidatë për anëtar të KShC-së, Gëzim Tosunit.

‘Ju jeni në atë stuhinë e shkarkimeve të bordeve dhe ngarkimit të njerëzve tuaj, por të paktën respektoni procedurat. S’është e pamundshme. Shpresoj të paktën që bjen ky emërim dhe takohet mas 50 vjetëve me nipin e vet se bashkimi familjar është i rëndësishëm, shpresoj që do ta gjejnë lidhjen familjare që e kanë harru’’, ka deklaruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)