Një nënë nga Prishtina e lë djalin e mitur pa përkujdesje

  • E.K /
  • 18 June 2021 - 11:37
 Një nënë nga Prishtina e lë djalin e mitur pa përkujdesje

Policia në Prishtinë ka iniciuar rast ndaj një nëne e cila e ka lënë pa përkujdesje djalin e saj të mitur.

Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit. Ndaj saj është iniciuar rasti “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës – Prishtinë, 17.06.2021 – 16:00. Është inicuar rasti ndaj të dyshuarës femër kosovare pasi që ditë më parë kishte lënë fëmijën e saj viktimën mashkull kosovar (të mitur) pa përkujdesje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)