Dragash: Djali rrah babanë e tij, e bën për spital

  • E.K /
  • 19 June 2021 - 12:05
Dragash: Djali rrah babanë e tij, e bën për spital

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur dje në Dragash.

Policia e Kosovës ka bërëtë ditur se ka arrestuar të dyshuarin mashkull  kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht të atin e tij viktimën mashkull  kosovar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor pas plagëve të marra.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)