Pornhub paditet nga dhjetëra gra, pretendojnë se u janë publikuar videot pa miratim

  • A.P /
  • 20 qershor 2021 - 08:52
Pornhub paditet nga dhjetëra gra, pretendojnë se u janë publikuar videot pa miratim

Dhjetëra gra kanë hedhur në gjyq kompaninë që zotëron PornHub, duke pretenduar për fitime të faqes me video për të rritur, por pa konsensus.

Një proces gjyqësor i ngritur në Kaliforni nga 34 gra pretendon se faqja është një ndërmarrje klasike kriminale e drejtuar në të njëjtën mënyrë si mafia e serialit Sopranos.

”MindGeek, pronari i PornHub, ka krijuar një treg aktiv për pornografi fëmijësh, video përdhunimi, video të trafikuara dhe çdo formë tjetër të përmbajtjes jo konsensuale”, pretendojnë gratë akuzuese.

“Është një rast për përdhunimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve. Bëhet fjalë për një përdhunim dhe shfrytëzim seksual të burrave e grave. Dhe kjo është një çështje në lidhje me secilin prej këtyre të pandehurve që zgjedhin me vetëdije dhe qëllimisht për të përfituar nga shfrytëzimi e abuzimi i tmerrshëm i dhjetëra mijëra qenieve të tjera njerëzore në mënyrë që ata të mund të bënin më shumë para.”

Vetëm një nga paditëset është përmendur në proces gjyqësor, ndërsa katër janë shënuar si shtetase të Mbretërisë së Bashkuar kur u filmuan.

14 të tjera thanë se ato ishin të mitura në kohën e videos dhe duhet të konsideroheshin një viktimë e trafikimit seksual të fëmijëve.

Futbollisti i Crystal Palace Leigh Nicol ndau një deklaratë në Twitter dhe tha se ajo ishte viktimë e një gjëje të tillë, pasi videot e saj private u shfaqën në këtë faqe.

“Kur videot u shfaqën në PornHub, ajo gjë shkatërroi jetën time, më vrau personalitetin. Më solli gati dy vjet turp, depresion, ankth, mendime të tmerrshme, siklet publik dhe plagë.”

(Kosova Sot Online)