Një person nga Kaçaniku i gjendet kanabis në oborr

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 11:03
Një person nga Kaçaniku i gjendet kanabis në oborr

Policia në Kaçanik ka arrestuar një person në oborrin e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar bimë të dyshuara të llojit kanabis.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kaçanik, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në oborrin e të dyshuarit janë gjetur katë bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

“Kaçanik, 20.06.2021 ─ 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)