Kuvendi deklarohet për vizitën e Konjufcës në Gjermani

  • G.G /
  • 21 June 2021 - 12:48
Kuvendi deklarohet për vizitën e Konjufcës në Gjermani

Nga Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate për media, është bërë e ditur se kryekuvendari, Glauk Konjufca sot po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani.

Vizita e tij, sipas Kuvendit është bërë me ftesë të kryetarit të Parlamentit Gjerman, Wolfgang Schauble.

Ndërsa, gjatë vizitës së tij ai do të ketë takime edhe me zyrtarë tjerë të shtetit gjerman.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të kryetarit të Parlamentit Gjerman, Dr. Wolfgang Schauble. Gjatë kësaj vizite, kryekuvendari Konjufca do të ketë takime në Bundestag me homologun e tij, Wolfgang  Schauble, si dhe me zyrtarë të tjerë të shtetit gjerman”, thuhet nga Kuvendi.

(Kosova Sot Online)