Marrëveshja e Washingtonit: Amerikanët ia dorëzojnë Kurtit “Raportin për Ujmanin”

  • A.P /
  • 23 June 2021 - 15:50
Marrëveshja e Washingtonit: Amerikanët ia dorëzojnë Kurtit “Raportin për Ujmanin”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar sot se ia kanë dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, raportin e Departamentit Amerikan të Energjisë për menaxhimin e Ujmanit. I njëjti raport i është dërguar edhe Qeverisë së Serbise.

“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menagjimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

SHBA-ja tashmë që drejtohet nga presidenti Joe Biden ka kërkuar që zotimet e bëra në Washington nga Kosova dhe Serbia të përmbushen.

Albin Kurti më herët kishte deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit nuk do të dërgohet fare në Kuvend kur Vetëvendosje të rikthehet në pushtet. Derisa para pak ditësh, zëdhënësi Perparim Kryeziu ka deklaruar se kjo marrëveshje s’ka vlerë juridike.

(Kosova Sot Online)