Shembet ura në autostradë, plagosen disa persona

  • A.P /
  • 23 June 2021 - 23:55
Shembet ura në autostradë, plagosen disa persona

Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur kur një urë këmbësorësh u shemb në një autostradë në veriperëndim të Uashingtonit, rreth mesditës së të mërkurës.

Shembja e urës në Kenilworth Avenue dhe Polk Street bllokoi disa automjete nën rrënoja, përfshirë edhe një kamion.

Të plagosurit u dërguan në spital ndërsa incidenti shkaktoi radhë të gjata në një trafik kilometric që vazhdoi për disa orë.

(Kosova Sot Online)