“Mashtrues ordiner”, “Po mundoheni të manipuloni” – përplasen Armend Zemaj e Arben Vitia në Kuvend

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 12:39
 “Mashtrues ordiner”, “Po mundoheni të manipuloni” – përplasen Armend Zemaj e Arben Vitia në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili në Qeverinë Hoti ishte ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përplasur në Kuvend me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Zemaj e ka quajtur Vitinë mashtrues ordiner, derisa ka folur për çështjen e angazhimit të infermierëve gjatë pandemisë.

‘’Më vjen keq për fjalorin e tij tipik mashtrues, edhe atë ordiner. Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacionalë është bërë në bazë të ligjit anti-covid. Nëse kryeministri gjeni del e deklaron ligjërisht se pandemia ka përfundu në Kosovë, atëherë nuk do të ketë nevojë për angazhim të tillë’’, tha Zemaj.

Vitia i është përgjigjur Zemajt, duke thënë se ai po mundohet t’i manipulojë infermierët që kanë shërbyer gjatë pandemisë.

‘’Në mënyrën se si e bëni ju është për të ardhur keq. Ju si ministër e dini si ka qenë kontrata e tyre. Është për të ardhur keq si mundoheni t’i manipuloni këta infermierë që kanë shërbyer në mënyrën më të mirë gjatë pandemisë’’, tha Vitia.

(Kosova Sot Online)