Si u shkaktua zjarri që përfshiu disa shtëpi në Graçanicë, policia jep detaje

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 09:52
 Si u shkaktua zjarri që përfshiu disa shtëpi në Graçanicë, policia jep detaje

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 07:10, disa shtëpi janë kapluar nga zjarri në Graçanicë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje se si u shkaktua zjarri.

Një person dyshohet se kishte qenë duke i djegur disa mbetje nga ushqimi i bagëtive dhe si pasoj e kësaj zjarri kishte kapluar dy shtëpi të cilat janë djegur.

Ndërsa nuk është raportuar për ndonjë të lënduar dhe se rasti është nën hetime.

“Graqanicë 24.06.2021 – 07:10. Derisa i dyshuari mashkull kosovar kishte qenë  duke i djegur disa mbetje nga ushqimi i bagëtive dhe si pasoj e kësaj zjarri kishte kapluar dy shtëpi  të  cilat janë djegur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.”

(Kosova Sot Online)