Aksidenti me fatalitet në Gjilan, shtetasja shqiptare vdiq pasi ra në lum me veturë

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 10:28
 Aksidenti me fatalitet në Gjilan, shtetasja shqiptare vdiq pasi ra në lum me veturë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në fshatin Uglar në Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesja e automjetit, shtetase shqiptare gjatë vozitjes e ka humbur kontrollin e veturës dhe ka rënë në lum.

Si pasojë e aksidentit ajo ka vdekur, teksa të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

“Rr. Uglar- Malishevë, Gjilan, 24.06.2021-04:40. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe drejtues femër kosovare. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesja e automjetit   humb kontrollin mbi automjet  duke përfunduar në lum. Si pasojë e aksidentit, humb jetën pasagjerja femër shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë, ndërsa të lënduarit janë në tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)