Ish-ushtari i UÇK-së u gjet i varur në litar në një mal të Skënderajt

  • A.P /
  • 28 June 2021 - 16:05
Ish-ushtari i UÇK-së u gjet i varur në litar në një mal të Skënderajt

Mëngjesin e sotëm u raportua për gjetjen e një trupi të pajetë në një mal të Skënderajt.

Burime  brenda policisë, kanë deklaruar se viktima është Bekim Miftari, veteran i UÇK-së. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai luftëtar i UÇK-së në zonën e Drenicës.

Sipas informacioneve, 48-vjeçari u gjet i varur në litar në mal dhe nuk ka dyshime të tjera rreth vdekjes.

Duhet theksuar se trupi është dërguar për obduksion dhe së shpejti do të konfirmohet zyrtarisht shkaku i vdekjes.

Ndryshe, familjarët kanë thënë se ai do të varroset në fshatin Çubrel.

Për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Skenderaj 26.06.2021-23:00. Është raportuar  se dëshmitari mashkull kosovar në pyll  kishte gjetur  viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)