Lexoni edhe:
LDK-ja nesër mban konferencë për media për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti
Një person është arrestuar në Kuvajt pasi postoi një video në TikTok duke u ankuar për motin e keq. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, personi, i cili nuk është identifikuar ende dëgjohet të ankohet për stuhinë e rërës që ka mbërthyer vendin ditët e fundit.
“Jam brenda një stuhie rërë tani. Nuk mund të shikoj asgjë”, thotë ai në video dhe bën publike pamjet se si rëra ka pushtuar autostradën sikur të ishte mjegull.
LDK-ja nesër mban konferencë për media për 100 ditëshin e Qeverisë KurtiLexoni edhe:
“Mirë Kuvajt, mirë”, thotë ai në arabisht.
Klipi u bë viral në Twitter dhe ka marrë dhjetëra mijëra shikime.
Ministri i Brendshëm deklaroi të dielën se personi pas videos u arrestua dhe iu referua autoriteteve të cilat do të marrin masat ligjore ndaj tij. Mësohet se i arrestuari është një person me nënshtetësi egjiptiane.
Pas kësaj ngjarje disa përdorues të tjerë kanë postuar video duke ofenduar motin në këtë vend.
Jeta qytetare dhe parlamentare në shtetin e Gjirit Arabik është e gjallë.
Megjithatë autoritetet njihen gjerësisht se përdorin krimin elektronik dhe ligjet e bëra për të përndjekur kundërshtarët dhe zërat kritikë.
(Kosova Sot Online)