“Ukraina mund të shpërbëhet sikur Jugosllavia”

  • E.K /
  • 30 June 2021 - 11:23
 “Ukraina mund të shpërbëhet sikur Jugosllavia”

Ukraina mund ta përsërisë fatin e Jugosllavisë në të ardhmen dhe të ndahet në katër pjesë, tha politikanja ukrainase Evgenije Muraev.

Ajo i tha një stacioni televiziv ukrainas se vendet perëndimore, të tilla si Polonia, Hungaria dhe Rumania, kanë qëllimet e tyre, duke investuar para në zonat kufitare dhe duke u dhënë pasaportat e tyre në mënyrë aktive ukrainasve.

“Ne nuk jemi të pavarur ekonomikisht, nuk mund ta mbajmë veten, nuk kemi të ardhme premtuese, ne jetojmë me kredi”, tha Muraev.

Ai kritikoi presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenskyn për deklaratat e tij se BRSS-ja ishte gjoja agresor.

Më parë, ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili gjithashtu foli për shpërbërjen e mundshme të Ukrainës. Sipas tij, shteti është në prag të shpërbërjes.

(Kosova Sot Online)