Krasniqi përgjigjet nëse mori ‘aminin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK’së

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 20:53
Krasniqi përgjigjet nëse mori ‘aminin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK’së

Kandidati për kryetar të PDK’së, Memli Krasniqi, ka treguar nëse kandidatura e tij për të parin e PDK’së  është e koordinuar me ish-liderët e UÇK’së në Hagë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Krasniqi ka thënë se kandidatura e tij nuk është e koordinuar me askënd.

“Unë i kam hy garës sepse pres që të ketë garë. Unë nuk e kam koordinuar këtë kandidaturë me askënd sepse nuk ka në PDK njerëz që vendosin çka do të ndodhë”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, ai u pyet se a ka pasur megjithatë ndonjë amin nga Thaci e Veseli, por Krasniqi u përgjigj negativisht.

“Jo, absolutisht. Është ditur që duhet të ndodhte konventa, megjithatë beteja e tyre sot është tjetër. Beteja e tyre është betejë e historisë së Kosovës dhe jo personale”, ka thënë Krasniqi.

“Të shtunën unë do të dalë para PDK’së që t’ua prezantoj një platformë. Nëse ata pajtohen me bindjet e mia, atëherë pres të më mbështesin. Pres të ketë edhe kandidatë të tjerë, i ftoj të mos kenë mungesë të guximit. Edhe vetë kam pasur dilema, në fakt ka qenë shumë e vështirë. Mendoj që duhet me qenë një garë e hapur, jo rivalitet por konkurencë”, shtoi Krasniqi.

Në 100 ditshin e parë të kësaj qeverie ne nuk shohim asgjë.

Ne shohim një qeveri shterpe, shohim fjalë, befasi, skandale por asnjë veprim për të cilin mund të mbahet mend.


(Kosova Sot Online)