Krasniqi i bindur: Do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 21:21
Krasniqi i bindur: Do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi është i bindur që në dy vitet e ardhshme, në një moment të caktuar mund të ketë zgjedhje qendrore të parakohshme.

Krasniqi thotë se zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së nuk duhet të lidhet në asnjë mënyrë me rezultatin e zgjedhjeve lokale, për atë e përmendi edhe mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhja për kryetarin e PDK-së, nuk duhet të jetë e lidhur në asnjë mënyrë me rezultatin e zgjedhjeve lokale, sepse është një periudhë jashtëzakonisht e shkurt për të pasur një ndryshim rrënjësor.

Ky është një mandat 2 vjeçar, dhe unë besoj që bilanci i kryetarit të ri të PDK-së duhet të bëhet tash dy vite, e tash dy vite ne mund të kemi edhe zgjedhje tjetra, në fakt bindja ime e plotë është që në një moment të caktuar do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme zgjedhore dhe  fokusi nuk duhet të jetë vetëm në zgjedhjet lokale”, tha Krasniqi.


(Kosova Sot Online)