Lexoni edhe:
Nuk respektoi kodin e rreptë të veshjes në Vatikan, Kim Kardashian përballet me kritika të forta! Ja çfarë fshihet pas fustanit të saj
Një tjetër incident është regjistruar në Himarë.
Në një video të siguruar nga Abcnews.al shihen dy qytetarë që janë duke u konfliktuar me një shtetas të huaj me ngjyrë.
Në pamje duken dy djemtë që përplasen fizikisht me shtetasin e huaj, por duke u favorizuar nga fiziku, turisti, pasi i kishte rrëzuar një herë në tokë, arrin që t’i shmangë që të dy. Ai dëgjohet teksa u thotë “largohuni” ndërsa bën hapa pas në përpjekje për t’u larguar.
Nuk dihet se për çfarë arsyesh shtetasi i huaj në video është konfliktuar me dy qytetarët.
Disa ditë më parë një tjetër incident më i dhunshëm u regjistrua në Himarë mes disa pushuesve dhe pronares së një vile që lëshon dhoma për pushuesit. Shkak për konfliktin në këtë rast u bë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente.
VIDEO Në LINK:
https://abcnews.al/tjeter-incident-sherr-mes-pushuesve-ne-himare/
(Kosova Sot Online)