Policia jep detaje për zjarrin që shpërtheu te tregu me shumicë në zonën industriale

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 09:02
 Policia jep detaje për zjarrin që shpërtheu te tregu me shumicë në zonën industriale

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që shpërtheu te tregu me shumicë në zonën industriale në Prishtinë, ku u lënduan dy persona.

Sipas Policisë, nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime.

Përveç dëmeve material, janë lënduar edhe dy persona të cilët kanë pranuar më pas trajtim mjekësor.

“Tregu me shumicë-Zona industriale, Prishtinë 01.07.2021-16:07. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë  katër depo të mbushura me pemë dhe perime –prona të katër viktimave meshkuj kosovarë. Njësit relevante dhe  ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)