Një e mitur rrëzohet për vdekje nga gurët

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 11:20
Një e mitur rrëzohet për vdekje nga gurët

Një e mitur nga Missouri ka vdekur pasi ka rrëshqitur nga gurët në një Park Nacional, thonë autoritetet.

Mariah Brielle “Elle” Schram, 18 vjeçare, ishte duke notuar me shoqërinë në Parkun Kombëtar “Johnson Shuttins”, kur ajo u ngjit në majën e një guri dhe rrëshqiti në lumë.

“Ajo qe ngurruese, e humbi baraspeshën, rrëshqiti dhe ra nga rreth 15 metra”, tha Thomas G. Dresner, roja kryesore e Parkut të Missourit.

Ai tha se uji është mjaft i thellë për ta shmangur rënien në gurë, por ajo ra shumë afër qoshes dhe përfundoi duke e goditur kokën e saj për një guri, që ishte shumë pak mbi sipërfaqen e ujit.

Dresner tha se aty kishte shenja paralajmëruese që vizitorët të mos shkojnë në zonën ku ajo ra, shkruan Fox News.

“Aty ka shenja që e ndalojnë kalimin në atë zonë. Ne nuk lejojmë askënd  të shkojë atje lart”, tha ai.

(Kosova Sot Online)