Edhe Albin Kurti do t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 12:11
 Edhe Albin Kurti do t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë

955 zyrtarë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kështu bëri të ditur i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

“Nga 4 mijë e 766 zyrtarë, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë”, ka thënë i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

Ai tregoi edhe për zyrtarët tjerë që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

“Disa nga zyrtarët qe do të kontrollohen janë: Albulena Haxhiu, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari- Lila, Blerta Deliu, Fjolla Ujkani, Albin Kurti”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)