Kjo është pasuria e majme e gruas së Hashim Thaçit që do të kontrollohet pikë për pikë

  • G.G /
  • 02 July 2021 - 13:49
Kjo është pasuria e majme e gruas së Hashim Thaçit që do të kontrollohet pikë për pikë

Lumnije Thaçi, gruaja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka hyrë në shortin e kontrollimit të pasurise.

Për këtë vit ajo ka deklaruar pasurinë tek Agjencia kundër Korrupsionit, ku të hyra vjetore nga puna në Universitetin e Mitrovicës arrin shifren rreth 17 mijë euro.

Image

Shtëpia e qiftit Thaçit sipas deklarimit të pasurisë të vitit 2020 të ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka vlerën e 350,000 eurove, derisa kishin deklaruar se e kishin blerë me kredi.

Përveç shtëpisë 350,000 euro, Lumnije Thaçi ka deklaruar si pasuri të paluajtshme edhe një shtëpi 250 metra katror në vlerë 80,000 euro dhe një tokë bujqësore 7 hektar në vlerë 180,000 euro.

Si pasuri të luajtshme edhe këtë vit ajo ka deklaruar veturën e njëjtë ‘Audi Q3’ në vlerë 19,000 euro.

Këtë vit në dallim me vitin e kaluar, Thaçi nuk ka deklaruar të hyrat e ish-presidentit. Si para të gatshme ajo këtë vit ka vetëm 500 euro, ndërsa 7,006 euro janë të djalit të saj, Endrit Thaçi.

Image

(Kosova Sot Online)