Hakerat fushatë të ashpër grabitjesh të të dhënave

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 20:50
Hakerat fushatë të ashpër grabitjesh të të dhënave

Uashingtoni dhe Londra japin alarmin se hakerat e ushtrisë ruse janë duke kryer një sulm të madh kibernetik ndaj institucioneve shtetërore në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

Shërbimet amerikane dhe britanike të zbulimit thonë se fushata e tyre është përqendruar tek grabitja e adresave të postave elektronike dhe e informacioneve të tjera kryesisht nga anëtarët e kongresit amerikan, parlamentit britanik dhe nga eurodeputetët.

Fushata më e fundit e sulmeve rezulton të ketë nisur që prej mesit të 2019-s. Gjigandi botëror i kompjuterave Microsoft konfirmoi se në shënjestër janë institucionet dhe organizatat që përdorin shërbimet hapësirat e ruajtjes së të dhënave online të Office 365. Madje shërbimet perëndimore të zbulimit thonë se rusët po përdorin forcë brutale për grabitjen e të dhënave.

Sulmet organizohen nga grupet e hakerave të agjencisë së zbulimit ushtarak rus GRU. Shërbimet amerikane dhe britanike të zbulimit kanë zbuluar të paktën 3 nga këto grupe të fshehura prapa emërtimeve Arushi dekorativ, APT28 e Strontium.

Dyshohet këto grupe fshihen edhe prapa të dhënave që iu vodhën stafit të demokratëve amerikanë gjatë fushatës presidenciale të 2016


(Kosova Sot Online)