Ku është Shpend Ahmeti dhe inspeksioni komunal, ndërtimtarët gjuajnë mbeturina pa kontroll e qojnë re të pluhurit objektet pa mbikëqyrje

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 12:39
Ku është Shpend Ahmeti dhe inspeksioni komunal, ndërtimtarët gjuajnë mbeturina pa kontroll e qojnë re të pluhurit objektet pa mbikëqyrje

Tek sa po vazhdojnë punimet në një objekt të madh banesor,  në  ndërtim e sipër, tek Rruga "Ukshin Kovaqica" - Objekti Arseko, punëtorët e kompanisë pa asnjë kujdes dhe pa fije kontrolli janë filmuar duke hedhur mbetje mbeturinash të materialit ndërtimor, duke shpërdnar pluhur gjithandej  në hapësriën përreth, madje edhe mbi kulme të objekteve të ulëta që gjednden në afërsi të  rrokaqiellit në ndërtim, raportojnë Vrojtuesit e lagjes-Prishtnë.

Ku është komuna e Shpend Ahmetit dhe inspektoriati që do të duhej mbikëqur  respektimin e standardeve në ndërtim dhe ruajtjen e ambientit përreth. Tek sa po numëron minusin e  muajve në mandatin e dytë për kryetar, Shpend Ahmeti dhe sherbimi i inspeksionit duket që I kanë mbushur xhepat  me lek dhe vetëm po e presin largimin nga detyra,  të pa interesuar për  parregullësit që po ndodhin në qdo cep të Prishtinës  e cila  duket se është shndërruar në kantier të madh ndërtimesh, me apo pa leje, nga të cilat ndërtime po ndotet me të madhe edhe  ambienti.

https://fb.watch/6v_cmBxkFU/

 (Kosova Sot Online)