Memli Krasniqi si kryetar i PDK-së: Nuk do të jetë lehtë, por do t’ia dalim

  • E.K /
  • 03 July 2021 - 13:44
 Memli Krasniqi si kryetar i PDK-së: Nuk do të jetë lehtë, por do t’ia dalim

Kryetari i posazgjedhur i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë fjalën në Konventën e kësaj partie, ku falënderoi delegatët që e votuan për kryetar.

Ai thotë se do të ketë shumë sfida dhe pengesa, por me energjinë që kanë do t’ia dalin që t’i tejkalojnë të gjitha.

“Nuk kam fjalë që t’ua shpreh ndjenjën e falënderimit dhe përgjegjësis që kam ndaj jush ku ju sapo më mveshet me besimin që ua kërkova për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët për të shkuar në rrugën e dy liderëve tonë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Dua t’ua shpërblej me punë e më përkushtim të pandalshëm. Do të kemi shumë sfida e pengesa dhe jam i sigurt që nuk do të jetë fare e lehtë, por unë e njoh vullnetin e partisë sonë, dhe duke bazuar në këtë energji të pashtershme do të ia dalim Na prift e mbara”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)