Çifti nga Istogu nuk gjen paqe – gruaja e rreh të dashurin, ai ia kthen të nesërmen

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 10:31
Çifti nga Istogu nuk gjen paqe – gruaja e rreh të dashurin, ai ia kthen të nesërmen

Të shtunën pasdite është arrestuar një person në Istog pasi dyshohet se e ka rrahur të dashurën e tij.

Po ashtu në njoftimin e policsë thuhet se dyshohet se e dashura e tij e kishte sulmuar të dyshuarin një ditë më herët.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit të policisë dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Istog 03.07.2021-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dyshuarën femër kosovare -të dashurën e tij, e cila po ashtu dyshohet se kishte sulmuar të dyshuarin një ditë më herët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)