Sot shpallet aktgjykimi për Zoran Vukotoviqin që akuzohet për dhunim gjatë luftës

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 13:35
Sot shpallet aktgjykimi për Zoran Vukotoviqin që akuzohet për dhunim gjatë luftës

Gjykata Themelore në Prishtinë sot do të shpallë Aktgjykimin për Zoran Vukotiqin, i cili akuzohet për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka njoftuar se përmes shërbimeve rehabilituese që ofron, ka fuqizuar të mbijetuarën në kërkesën e saj për drejtësi, si dhe ka iniciuar rastin.

“Gjithashtu, QKRMT ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe me vetë viktimën. Përveç ofrimit të rregullt të shërbimeve psiko-sociale, QKRMT ka asistuar dhe mbështetur viktimën në të gjitha etapat e procesit hetues dhe gjyqësor. Si organizatë e cila për më shumë se dy dekada ofron mbështetje psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, QKRMT mandat parësor vazhdon ta ketë drejtësinë për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale”, thuhet në njoftim.

Aktgjykimi do të shpallet nga ora 13:15.

Sipas aktakuzës së ngritur, Vukotiq si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore.

Njoftimi i plotë i QKMRT’së:

Sot, më 05 korrik 2021, Gjykata themelore në Prishtinë shpallë Aktgjykimin për Zoran Vukotiq-in, i cili akuzohet për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Më 05korrik 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë Aktgjykimin në rastin e Zoran Vukotiq-it, i cili akuzohet për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

QKRMT përmes shërbimeve rehabilituese që ofron, ka fuqizuar të mbijetuarën nëkërkesën e saj përdrejtësi, si dhe ka iniciuar rastin. Gjithashtu, QKRMT ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe me vetë viktimën. Përveç ofrimit të rregullt të shërbimeve psiko-sociale, QKRMT ka asistuar dhe mbështetur viktimën në të gjitha etapat e procesit hetues dhe gjyqësor.

Si organizatë e cila për më shumë se dy dekada ofron mbështetje psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, QKRMT mandat parësor vazhdon ta ketë drejtësinë për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Andaj, ftojmë këtë Konferencë për media, në orën 15:00, në zyrat e QKRMT-së.

Faleminderit për mbështetjen e vazhduar.

(Kosova Sot Online)