Prijësi i aksionit bombardues mbi Serbinë, gjenerali Clark viziton nesër Kosovën, kjo është agjenda e tij

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 14:43
Prijësi i aksionit bombardues mbi Serbinë, gjenerali Clark viziton nesër Kosovën, kjo është agjenda e tij

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, nesër do ta vizitojë Kosovën.

Prijës i aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, pritet ta vizitojë edhe FSK-në.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se ceremonia e pritjes së tij do të mbahet nesër duke filluar në ora 10:00 në ambientet e kësaj ministrie.

Sipas kësaj ministrie, gjenerali Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake  nga njësia ceremoniale e FSK-së.

Ndërsa, pas takimit me ministrin  Mehaj, ata  do të kenë adresime për media.

Njoftimi i plotë:

Ftohen mediat të përcjellin:

Vizitën e gjeneralit Wesley Clark në Ministri të Mbrojtjes

Ceremonia e pritjes  do të mbahet  me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00,  në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjeneral Clark do të pritet me nderime  të larta ushtarake  nga njësia ceremoniale e FSK-së.

Pas takimit,  ministri  Mehaj dhe gjeneral  Clark,  do të kenë adresime për media.

(Kosova Sot Online)