Dy burra nga Lipjani e bëjnë për spital dhëndrin

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 09:38
Dy burra nga Lipjani e bëjnë për spital dhëndrin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Lipjan, meqenëse të njëjtit kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, incidentit dyshohet se i ka paraprirë një mosmarrëveshje që kishte motra e të dyshuarve me bashkëshortin e saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan 06.07.2021 – 17:15. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Incidentit dyshohet se i ka paraprirë një mosmarrëveshje që kishte motra e të dyshuarve me bashkëshortin e saj. Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një revole HS9 dhe 50 fishekë të kalibrit 9mm. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)