Shikojeni se si shkatërrohet gjelbrimi në kryeqytet para hundëve të Shpend Ahmetit

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 10:06
Shikojeni se si shkatërrohet gjelbrimi në kryeqytet para hundëve të Shpend Ahmetit

Sa të pa rregullta dhe pa kontroll janë duke u zhvilluar disa ndërtime, renovime rrugës apo asfaltime të plota,  si pasojë e të cilave punime po dëmtohet ambienti jetësor në prishtinë, sidomos gjelbërimi, më së miri flet ilustrimi me foto të cilin e kanë bërë vrojtuesit e lagjes, të cilët kanë zbuluar se si asfalti që i tepron kompanisë ndërtimore-asfaltimit, hudhet në mes të gjelbërimit.

Veprime të tilla hasen kudo që punohet në asfaltimin e rrugëve në kryeqytet por syri i vrojtuesit  të lagjes dhe kamera e kanë përzgjedhur asfaltimi i nje pjeses te trotuarit dhe asfalti qe ka tepru eshte lene ne hapsire te gjelbert te objekti i Termokosi-it.

Ky veprim do të duhet prek sado pak ndërgjegjen e inspektorëve të komunës, për të mos lejuar shkatërrime të tilla që janë edhe të dënueshme, por aq i bënë kryetsarit Shpend Ahmeti dhe inspektorëve të tij që mbase e kanë harruar krejtësisht Prishtinën në këto ditë vere.


(Kosova Sot Online)