AstraZeneca apo Pfizer? Cilën vaksinë e mori Arben Vitia

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 11:31
AstraZeneca apo Pfizer? Cilën vaksinë e mori Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar sot kundër COVID-19.

Vitia ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, ai ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Pas vaksinimit, Vitia pritet të deklarohet para mediave.

Të gjithë ata që kanë dashur të vaksinohen me vaksinën e Pfizer, janë kthyer dje prapa pa u vaksinuar.

Vaksina Pfizer do t’u jepet vetëm atyre që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.

(Kosova Sot Online)